"General Motors" do të largojë 2.000 punonjës nga "Opeli"
Antverp, 3 shkurt - Gjigandi amerikan i automobilave "General Motors", planifikon që të pushojë 2.000 punonjës nga partneri i tij gjerman "Opel" por nuk planifikon që t'i ulë shpenzimet për menaxhment, njoftoi mbrëmë vonë përfaqësuesi i sindikatave evropiane, pas takimit me drejtorin ekzekutiv të "Opelit", Nik O'Rajli.
Takimi i mbrëmshëm ishte i pari pas paralajmërimit të muajit të kaluar të "General Motors" se planifikon mbylljen e repartit të "Opelit" në Antverpen, që sindikatat e vlerësuan si "shpalljen e luftës".
Përfaqësuesi i sindikatës njoftoi se në takim kanë marrë konfirmin e "Opelit" nuk heq dorë nga plani për shkurtimin e 8.300 vendeve të punës, prej të cilave madje 4.000 në Gjermani, si pjesë e programit për uljen e kapaciteteve të saj prodhuese për një të pestën për shkak të rënies së kërkesës globale të automjeteve.
"General Motors" paraprakisht informoi se dëshiron që të punësuarit ta pranojnë planin për racionalizim deri në mesin e shkurtit, me qëllim që të punësuarit e kompanisë të japin në vëllim se kush do të mundësojë punë më përfituese.
Kompania amerikane gjithashtu planifikon edhe uljen e pagave të së punësuarve në repartet e saj në Evropë në pesë vitet e ardhshme, me çka në vit do të kursehen 265 milionë euro.
Gjithashtu "General Motors" këmbëngul që të marrë 2,5 miliardë euro ndihmë nga shtetet në të cilat ka repartet e veta, në formën e kredive ose garancive kreditore, me qëllim që të mundet të zbatohet riorganizimi i planifikuar, i cili parashikon që të kushtojë 3,3 miliardë euro. Pritet që këto ditë "Opeli" edhe zyrtarisht të marrë ndihmë financiare nga Qeveria gjermane.