Gazsjellësi TAP do të kalojë nëpër fundin e Detit Adriatik
Athinë, 14 shkurt - Greqia, Shqipëria dhe Italia nënshkruan më 13 shkurt në Athinë marrëveshjen ndërqeveritare për ndërtimin e gazsjellësit Transadriatik TAP - Trans Adriatic Pipeline, nëpër të cilin mund të kalojë tranzit gazi azerbajxhanas për në Evropë, deklaroi Kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras.
Projekti TAP ofron një rrugë më të shkurtër, kosto të ulët ndërtimi dhe kalimin e gazit tranzit përmes numrit më të vogël të mundshëm të vendeve, shtoi Kryeministri grek.
Alternativa të projektit TAP mund të jenë gazsjellësit \"Nabucco\" dhe ITGI (Interconnector Turkey-Greece-Italy). Ende nuk është marrë vendimi se cili nga projektet do të fillojë të zbatohet në praktikë.