Gazsjellësi Rryma e Jugut do të orientohet drejt Turqisë
Ankara, 6 dhjetor - Njoftohet se ndryshimi që i bëri Rusia itinerarit të gazsjellësit Rryma e Jugut në drejtim të Turqisë do të sjellë një efekt pozitiv për këtë fundit.
Agjencia ndërkombëtare për klasifikimin e kredive Fitch Ratings në një komunikatë me shkrim thotë se Rryma e re e Jugut me një kapacitet vjetor rreth 63 miliardë metra kub do të orientohet drejt Turqisë.\"
\"Ky potencial gazi mund ti shitet Greqisë dhe Italisë. Një diçka e tillë mund të jetë pozitive për Turqinë, për faktin që ajo është një vend i konsiderueshëm lidhur me tranzitimin.
Sipas komunikatës së agjencisë Fitch në deklaratën që është bërë ndërmjet Rusisë dhe Turqisë në lidhje me projektin e Rrymës së Jugut sasia rreth 14 miliardë metra kub, nga 63 miliardë metra kub gjithsej që do të ketë kapacitetin tubacioni, do të veçohet për nevojat e konsumit të brendshëm të Turqisë.