26 Dhjetor 2024

Gazpromi pakëson livrimet e gazit në Poloni

Varshavë, 12 shtator - Gazpromi ka pakësuar me 24 për qind livrimet e gazit në Poloni, duke shkaktuar gjithashtu një ulje të livrimeve të gazit në Ukrainë, sipas zyrtarëve polakë dhe ukrainas.

\"Një reduktim i livrimeve të gazit me rreth 24 për qind në raport me volumet e komanduara u konstatua në gazjellësit, që kalojnë transit drejt Polonisë nga Ukraina dhe Bjellorusia\", theksoi drejtuesi i kompanisë polake të gazit, PGNiG, në një komunikatë.

\"Ne po përpiqemi të përcaktojmë shkaqet, kryesisht për të mësuar nëse ato janë të natyrës teknike apo tregtare\", shtoi ai.

Dje, Gazpromi publikoi një komunikatë duke konfirmuar se këto informacione ishin të pasakta, volumi i gazit të livruar në Poloni ishte i njëjtë me ditët e mëparshme, rreth 23 milionë metra kub.

Gjiganti rus theksoi gjithashtu se livrimet e gazit bëheshin në funksion të burimeve të disponueshme për eksport dhe furnizim të rezervave nëntokësore në territorin rus.

Polonia konsumon rreth 16 miliardë metra kub gaz në vit, dy e treta e të cilës importohet kryesisht nga Rusia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)