26 Dhjetor 2024

Gazprom vendos një sistem parapagimi për livrimet e gazit në Ukra

Moskë, 16 qershor - Rusia vendosi sot një sistem parapagimi për livrimet e gazit rus në Ukrainë pas përfundimit të ultimatumit të saj, gjë që nënkupton se ajo nuk do ta furnizojë me gaz deri sa ajo do të paguajë paraprakisht, njoftoi gjiganti rus ”Gazprom”.

“Ultimatumi i vendosur në Kiev për shlyerjen e një borxhi që arrin në 4,5 miliardë dollarë përfundoi në orën 06:00 GMT dhe ‘Gazprom’ në kuadër të kontratës në fuqi, ka kaluar grupin ukrainas ‘Naftogaz’ në një sistem parapagimi për livrimet e gazit”, theksoi grupi rus në një komunikatë.

“Asnjë pagesë për muajin qershor nuk është bërë. Duke nisur nga sot, shoqëria ukrainase do të marrë gaz vetëm për aq sasi sa do të paguajë”, shtoi Gazprom, pa dhënë detaje nëse gazi ishte ndërprerë.

“Negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë për shmangien e një shkëputjeje të pritshme të gazit në Evropë përfunduan dje pa rezultate, ndërkohë që përfundoi sot në orën 06:00 ultimatumi rus për Kievin”, theksoi një burim qeveritar ukrainas.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)