23 Dhjetor 2024

“Gazprom” rriti eksportin e gazit në Evropë

Moskë, 12 janar - Koncerni rus “Gazprom”, mbi bazë të rezultateve të vitit 2011, tejkaloi planin e nxjerrjes së gazit me 7.5 miliardë metra kub.

Dërgesat në tregun evropian në krahasim me vitin 2010 u rritën me 13 miliardë metra kub, njoftoi të mërkurën në takimin me Presidentin rus Dimitri Medvediev Kreu i kompanisë “Gazprom” Aleksei Miller.

Vëllimi total i gazit të nxjerrë dhe të eksportuar nga “Gazprom” përbëri më shumë se 513 miliardë metra kub, nga të cilat mbi 150 miliardë janë furnizuar në Evropë, saktësoi Aleksei Miller.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)