Gazprom në korrik rriti eksportet në Evropë me 29 për qind
Moskë, 2 gusht - Kompania ruse \"Gazprom\", sipas të dhënave paraprake, në korrik të vitit 2013 rriti furnizimet e gazit në vendet e huaja me 29% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar - deri në 14.037 miliardë m³, thuhet në njoftimin e holdingut rus të gazit.
Ndërkohë, në korrik të këtij viti \"Gazprom\" ka shënuar një rekord të ri përkatësisht dërgesave të përditshme të gazit në vendet e huaja për 5 vitet e fundit - 470 milionë m³.
\"Zakonisht, vëllime të tilla konsumatorët marrin gjatë sezonit vjeshtë-dimër\", - vihet në dukje në njoftim.