Gazprom kërcënoi me reduktim e gazit për kompanitë evropiane
Moskë, 28 qershor - Gjiganti rus Gazprom kërcënoi sot me reduktim të livrimeve për kompanitë evropiane që furnizojnë me gaz Ukrainën, me fluks të ndryshuar për kompensimin e ndërprerjes së livrimeve ruse.
Që prej shkëputjes së gazit rus më 16 korrik, Ukraina është kthyer drejt Evropës për të marrë një pjesë nga gazi rus që vendet evropiane, Polonia, Hungaria, Sllovakia importojnë.
Për momentin, këto livrime kryhen me volume të vogla, por Kievi synon për rritjen e tyre.
Ne po e mbikëqyrim me kujdes situatën, theksoi drejtori i përgjithshëm i Gazprom, Alexei Miller në një konferencë shtypi.
Do të vijë momenti kur ne do të reduktojmë livrimet tona drejt pikave ku ne do të konstatojmë flukse të ndryshuara, theksoi ai duke shtuar se kjo përfshin kompanitë evropiane.