Gazprom ka ulur çmimin e gazit për Greqinë
Athinë, 27 shkurt - Kompania greke e gazit DEPA dhe kompania ruse e energjisë "Gazprom" nënshkruan të mërkurën një marrëveshje për uljen e çmimit të gazit me 15% - marrëveshja në fjalë do të zbatohet për dërgesat e gazit që janë realizuar nga 1 korriku i vitit të kaluar, njoftoi Ministria greke e Mjedisit, Energjisë dhe Ndryshimeve Klimatike.
Në këtë Ministri theksuan se ky është çmimi më i ulët në krahasim me vendet fqinje në lidhje me kontratat afatgjata me "Gazprom".
Madje më tepër se kaq, çmimi i ri është më i ulët se çmimet ekzistuese të gazit të lëngshëm natyror.
Marrëveshja e arritur, shpjeguan në dikasterin grek, do të thotë se konsumatorëve gjithashtu do tu bëhen ulje të ndjeshme gjatë shitjes së gazit.