Gazprom ka ndërmend ti shesë gaz Ukrainës me parapagesë
Kryeministri i Rusisës, Dimitri Medvediev, siç njoftohet, e mbështeti propozimin e Aleksei Miller.
Më parë Kreu i \"Gazprom\" njoftoi se pala ukrainase nuk ka paguar për gazin që i është furnizuar asaj në gusht, duke i mbetur borxh kompanisë ruse 882 milionë $.
Ai rikujtoi gjithashtu se Moska, duke përmbushur dëshirat e palës ukrainase, ra dakord të parapaguajë tranzitin e gazit nëpër territorin e Ukrainës - në këtë moment ai është paguar paraprakisht deri në janar të vitit 2015.
Kreu i \"Gazprom\" kujtoi se Moska i ka bërë Kievit një ulje të çmimit të gazit: 5 miliardë metra kub gaz janë shitur me një çmim prej 269 $ për një mijë metra kub, çka nënkupton një ulje çmimi prej më shumë se 500 milionë dollarë.
Kreu i kompanisë ruse u bëri thirrje autoriteteve ukrainase që të gjejnë një zgjidhje urgjente të çështjes së shlyerjes së pagesës.