25 Dhjetor 2024

Gazprom-i rus blenë korporatën e gazit në Kirgizi

Moskë, 10 prill - Gjiganti rus i naftës Gazprom ka marrë përsipër korporatën kirgize të gazit natyror.

Shefi i Gazprom-it Aleksei Miller, këtë e ka bërë me dije pas nënshkrimit të marrëveshjes që ka ndodhur sot në Bishkek të Kirgizisë.

Miller e ka quajtur marrëveshjen historike ndërsa ka shtuar se ka blerë 100 për qind të aksioneve të KyrgyzGaz-it.

Çmimet e gazit natyror, për Kirgizinë, sipas tij, do të zvogëlohen.

Miller ka shtuar se Gazprom rus do të vazhdoj edhe më tutje të zbatoj të gjitha projektet sociale, ashtu siç i ka zbatuar Kirgizia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)