Gazprom dhe Lukoil fitojn vendburimet të naftës në Detin Kaspik
Moskë, 8 shkurt - Kompania energjetike ruse Gazprom dhe kompania e naftës Lukoil fituan të drejtën për shfrytëzimin e vendburimit të naftës \"Centralnoje\" në shelfin e Detit Kaspik.
Lukoil e fitoi të drejtën e eksplorimit të shelfit të Detit Kaspik që para 20 vjetësh. 10 vjet më parë u krijua sipërmarrja e përbashkët me Gazprom. Por për shkak të mosmarrëveshjeve me Kazakistanin zhvillimi i vendburimit \"Centralnoe u pezullua.
Më 8 shkurt Presidenti rus Vladimir Putin planifikon të takohet me Presidentin e Kazakistanit, Nursulltan Nazarbajev, për të diskutuar bashkëpunimin midis dy vendeve.