Gazi nga Azerbajxhani arrinë në Ballkan dhe Evropë
Shkruang Ismet Azizi
Më shumë se dy të tretat e rezervave botërore të provuara të gazit ndodhen në Rusi, si dhe në Lindjen e Mesme dhe në rajonet e Detit Kaspik. Ata janë të mjaftueshme për të mbuluar kërkesat evropiane për shumë dekada me radhë.
Aktualisht Evropa mbështetet kryesisht në furnizimet me gazin rus përmes disa tubacioneve ekzistuese, dhe nuk i ka lidhur ende sistemet e saj të tubacionit me rezervat e gazit në rajonin e Kaspikut dhe të Lindjes së Mesme.
Megjithatë, Evropa është e vetëdijshme për nevojën strategjike për të diversifikuar furnizimin me gaz.
Lidhja me rezervat e reja të provuara të gazit kërkon ndërtimin e projekteve alternative të infrastrukturës, të cilat si rrjedhim do të vënë në dispozicion gaz të ri për Evropën.
Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) është një projekt i tubacionit të gazit natyror. Tubacioni do të niset nga Greqi, do të kalojë nëpër Shqipëri dhe Detin Adriatik dhe do të përfundojë në jug të Italisë, duke lejuar që gazi të rrjedhë drejtpërsëdrejti nga rajoni i Detit Kaspik drejt tregjeve evropiane.
Siç është raportuar \"Poslovni Dnevnik\", ndërtimin e gazsjellësit Trans-Adriatik, i cili do të arriujë në Itali nëpërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, për të sjellë gazin nag Azerbajxhani nga rezeravat nënujore në Detin Kaspik, do të fillojë në vitin 2015 dhe do të zgjasë katër vjet.
Siç u tha, kapaciteti i gazësjellësit do të jetë 10 miliardë metra kub në vit, dhe në të sipas të gjitha gjasave gjasa të jenë të nevojshme për do të lidhet edhe gazësjellësi i Jon-Adriatikut, i cili do të lidhë me sistemin e gazit kroat dhe tutje për në Evropën qendrore.
Pritet që investimi i përgjithshëm në ndërtimin e gazsjellësit në gjatësi prej rreth 870 km të jenë 1.5 miliardë euro në Greqi dhe rreth 1 miliard euro në Shqipëri.
Bosnja dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë mbështeten për të gjitha kërkesat e tyre të brendshme tek gazi rus, ndërsa Serbia në masën 88% dhe Kroacia në masën 39%.
Por varësia nga një furnizues i vetëm është vetëm një nga sfidat e rajonit.
Vendet e tjera të tilla si, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova nuk janë të lidhura ende me rrjetin e gazit dhe janë plotësisht të varura nga nafta dhe qymyri si burimet e tyre kryesore të energjisë.
Kalimi i Gazsjellësit Trans Adriatik ( TAP) nga Greqia nëpërmjet Shqipërisë është me rëndësi strategjike për Evropën juglindore, duke siguruar një alternativë të re të furnizimit me energji për të cilën ajo ka nevojë urgjentisht dhe duke dhënë një kontribut të konsiderueshëm në zhvillimin ekonomik të rajonit dhe stabilitetin politik.