Gana bëhet vend prodhues i naftës
Kumasi, 15 dhjetor - Gana sot është bërë prodhuesi më i ri i naftës në botë, pasi nxorri sasitë e para të karburantit nga brigjet e Atlantikut.
Hapja e valvulave u bë tre vjet pas zbulimit të fushës së naftës, e cila konsiderohet të jetë më e madhja në Afrikën Perëndimore.
Pritet që prodhimtaria fillestare të jetë rreth një miliardë fuçi naftë të papërpunuar në vit.