23 Dhjetor 2024

G7 kërkon rritjen e prodhimit të naftës

Paris, 29 gusht - Grupi i 7 vendeve më të industrializuara rritjen e çmimit të naftës e konsideroi si një rrezik eminent për ekonominë globale dhe nga vendet prodhuese të naftës kërkoi shtimin e prodhimit të naftës.

Ministrat e financave të G7 u shprehën të shqetësuar për ndikimin negativ të rritjes së çmimit të naftës mbi ekonomitë kryesore të botës si dhe për shtimin e tensionit me Iranin.

Ata i kërkuan Organizatës Botërore të Energjisë të marrë masa urgjente për uljen e çmimit të naftës në tregjet botërore.

Sanksionet kundër Iranit që është një nga prodhuesit e mëdhenj të naftës, kanë ndikuar në rritjen e çmimit të naftës në tregjet botërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)