Fushë Kosova së shpejti me furnizim 24 h pa ndërprerë me ujë të pijshëm
Prishtinë, 5 mars - Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" (KRUP) ka njoftuar konsumatorët e qytetit të Fushë Kosovës se gjatë ditës së sotme, filloi ekzekutimi i punimeve në vendosjen e tubit i cili shumë shpejtë do t,i furnizojë me ujë të pijshëm 24 h pa ndërprerë.
Kryeshefi ekzekutiv Ilir Abdullahu, zëvendëskryeshefi Kujtim Xhelili dhe shefi i njësisë operative të Fushë Kosovës Remzi Llumnica, vizituan për së afërmi punimet që po zhvillohen atje.
Kryeshefi Abdullahu tha se, ndjehet i gëzuar që më në fund edhe konsumatorët e Fushë Kosovës do të kenë ujë të pijshëm pa ndërprerë dhe nga ata pret që, në të ardhmen të bëjnë pagesa të rregullta për shërbimet e ofruara dhe shpenzim racional të ujit të pijshëm.
Tubi është me diametër fi 630 mm dhe me një gjatësi prej 2.2. km, ku uji fillestar do të merret nga fabrika e trajtimit të ujit në ,,Shkabaj,,.
Punëkryesi i këtij projekti është kompania kosovare ,,Alfa i,,, të cilët përgjatë një muaji kanë bërë të gjitha ndërhyrjet e nevojshme teknike në rezervuarin e Shkabajve ndërsa sot, ka filluar me vendosjen e tubave.
Kostoja financiare e këtij projekti ka vlerën 378 mijë euro.
Projekti pritet të përfundojë në fund të muajit prill 2019.
Ua kujtojmë se një pjesë e qytetit të Fushë Kosovës deri më tash, nuk janë furnizuar me ujë të pijshëm 24 h pa ndërprerë.