Fushë Kosova pa ujë, djeget kabllo e energjisë elektrike
Duke filluar nga ora 16:00 e deri në mesnatë, qytetarët e kësaj komune do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
Arsyet e ndërprerjes ndërlidhen me punimet e kompanisë Trainkos në linjën hekurudhore, ku përgjatë saldimit të binarëve, nga shkëndijat e zjarrit është djegur kabllo e energjisë elektrike 10 KW ,që e furnizon direkt fabrikën e përpunimit të ujit në Kuzmin.
Ekipet e KURPrishtina janë në vendin e ngjarjes për sanimin e defektit.
Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e komunës së Fushë Kosovës.