23 Dhjetor 2024

Franca përgatit Citroen DS1 të ri

Paris, 28 dhjetor - Sipas informatave më të reja, Citroën-i francez po përgatit modelin e ri më të vogël nga vija DS, i cili në treg pritet gjatë vitit 2013 dhe do të jetë modeli Citroën DS1.

Vija e Citroën-it DS është zgjeruar sipas planeve dhe kësaj vije tani i shtohet edhe DS1.

DS i ri është paramenduar si konkurrent i Fiat 500, ndërsa do të bazohet në platformën e gjeneratës së re të modelit C1. Siç shkruajnë mediet, Citroën DS1 do të ketë gjatësi prej 3.6 metra.

Parashihet se motorët benzinë do të ofrojnë nga 68 kuaj fuqi deri në 100 (50-74 kW), ndërsa ata me naftë nga 70 kuaj fuqi (51 kW) e më lartë. Ky model pritet të dalë në shitje në pranverën vitit 2013.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)