23 Dhjetor 2024

Ford triumfon në Euro NCAP

Frankfurt, 3 mars - Kompania “Ford” fitoi tre nga gjithsejtë shtatë çmimet për siguri në “Euro NCAP best-in-class” për vitin 2012, që është më së shumti nga të gjithë prodhuesit tjerë.

Fitore shënuan modelet e reja Kuga, Transit Custom dhe B-MAX. Kuga e re arriti në maje të SUV klasës, Transit Custom triumfoi në kategorinë e makinave familjare dhe për punë, ndërsa B-MAX fitoi në kategorinë e makinave të vogla MPV.

Këtu vlerësohet testimi i sjelljes së makinës me rastin e goditjes (crash test) dhe dispozicioni i teknologjive të avancuara të sigurisë.

Për vitin 2012 B-MAX, Kuga dhe Transit Custom janë shpërblyer me pesë yje sipas sistemit të ri të vlerësimit të Euro NCAP-it, ndërsa Ranger dhe Focus i mbajtën nga pesë yje të fituara në vitin 2011 dhe atë edhe pas rregullave të rrepta të vlerësimit.

Kuga e re e arriti rezultatin prej 88% për mbrojtjen e tërësishme, që është vlerësimi më i madh për një SUV të madhësisë mesatare.

Transit Custom arriti 77%  për mbrojtjen e tërësishme dhe u bë makina e parë në klasën e tij që fitoi pesë yje në “Euro NCAP”.

Ndërsa Ford B-MAX fitoi 83%. Ranger është e para dhe pick-up makina e vetme që fitoi deri më tani pesë yje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)