Ford SuperDuty, gjenerata e re
Detroid, 22 dhjetor - Vetëm pak ditë pasi rivali i madh, General Motors, prezantoi një gjeneratë të re Heavy Duty, të versionit, Chevrolet Silverado dhe Sierra GMC, Ford-i ka njoftuar se është duke punuar shumë për gjeneratën e ardhshme të pick-up-it të popullarizuar, SuperDuty.
Këta pick-up, në grupin e të cilit përfshihen modelet F-250, F-350 dhe F-450, janë bindshëm më të popullarizuara në kategorinë e tyre dhe kontrollojnë rreth 40% të tregut.
Sipas fotografisë, mund të vërehet se gjigandi amerikan nuk është koncentruar shumë në dizajn, pasi që ndryshimet janë aq minimale dhe vetëm adhuruesit më të mëdhenj të Ford-it, mund ti vërejnë ato.
Ndryshimet, kryesisht kanë të bëjnë me dritat pak më të mëdha, parakolpin e ri-dizajnuar dhe ndryshime të vogla në mënyrë të barabartë, janë vërejtur në enterier.
Motori i famshëm me benzinë 6.2l Coyote V8, do të vazhdojë të jetë standard dhe fuqia e tij është 385 KF dhe 549 Nm momente rrotulluese, por më shumë vëmendje tërheq gjenerata e ardhshme e motorit me naftë 6.7l Turbo Powerstroke V8.
Ford-i nuk zbuloi se sa fuqi zhvillon ky motor, por thotë se në sajë të një fuqie më të madhe turbo, fuqia do të jetë në mënyrë të konsiderueshme më e madhe se 400 KF dhe 1.083 Nm momente rrotulluese që i ka zhvilluar aktualisht.