25 Dhjetor 2024

Ford pritet të prezantoj modelin e ri F-150

Detroit, 26 dhjetor - Mediet amerikane raportojnë se kompania Ford, pritet që gjatë panairit të veturave NAIAS në Detroit të prezantojë modelin e ri të F-150.

Edhe pse kohë më parë ishte raportuar se kjo veturë do të shtyjë prezantimin zyrtar për shkak të mungesës së aluminit që ndërton trupin e veturës, në Ford thonë se F-150 do të jetë për 340 kilogram më i lehtë sesa modeli i kaluar.

Besohet si bazë për ndërtimin e kësaj veture do të merret dizajni i konceptit Atlas, dhe do të ketë motor plotësisht të ri me 2.7 litra EcoBoost me transmision automatik me dhjetë shpejtësi.

Ford besohet se tashmë ka filluar prodhimin e prototipit dhe do të inicioj prodhimin e MY 2015, që pritet të jetë i disponueshëm në treg deri në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)