23 Dhjetor 2024

Ford prezanton konceptin Evos

Frankfurt, 7 shtator - Ford për panairin e veturave në Frankfurt ka paralajmëruar veturën e re koncept, modelin Evos, i cili është një par prezantim i dizajnit për modelet e ardhshme të Fordit.

Parashihet që ky model t’i bëj konkurrencë VW Scirocco dhe modeleve të ngjashme.

Prezantimi i Evos-it, nënkupton fundin e dizajnit të deritanishëm të ashtuquajtur kinetik, të cilin për herë të parë e kemi parë në modelin Iosis në vitin 2005. Pra siç tregon vetë emri, Evos prezanton evolucionin.

Profili i Evosit paksa të rikujton në modelin Aston Vintage, ku me gjatësi i përshtatet Focus-it,ndërsa me gjerësi Mondeo-s.

Edhe pse duket si një Coupe me tre dyer, Evos në të vërtetë është model me katër dyer, ku para dhe prapa gjenden të ashtuquajturat dyert “Gullwing”, në formë krahësh.

Dizajni i interierit dhe shumë elemente të këtij modeli, pritet të bëhen pjesë standarde të veturave të ardhshme të Ford-it.

Evos-in e lëviz motori hibrid i cili përbëhet nga motori 2.0 litërsh benzinë, motori elektrik dhe bateria litium-ion, ndërsa tërheq me rrotat e përparme.

Flitet se forca e përgjithshme e Evos-it, do të jetë 300 kuaj fuqi, shpejtimin nga 0 në 100 km/h do ta arrij për më pak se 6 sekonda, ndrësa harxhimet do të jenë 4.7 l/100 km.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)