24 Dhjetor 2024

Ford planifikon të rrit prodhimin për modelin Ford Kuga

Frankfurt, 16 prill - Ford Evropa ka bërë të ditur se planifikon që gjatë këtij viti të rrit prodhimin e modelit plotësisht të ri të gjeneratës SUV, Ford Kuga për 10 për qind, për të përmbushur kërkesat e mëdha për këtë model.

Me këtë rritje, prodhimi vjetor i Kuga-s në Evropë, për herë të parë arrin shifrën prej 100 mijë njësive.

Kuga e re në fillim të këtij viti ka dalë në shitje në mbarë Evropën, duke përfshirë edhe Kosovën, përmes Kompanisë “Kosova Motors” dhe qysh në fillim po shënon sukses të madh, ku shitja është rritur për 25 për qind në krahasim me një vit më parë.

Kuga e re është një SUV i mençur i cili ofron një spektër të gjerë të teknologjive, duke përfshirë edhe sistemin e parë në këtë segment të hapjes së derës së bagazhit Hands-Free, ndërsa në Evropë debuton edhe sistemi global i Ford-it, i tërheqjes së mençur me katër rrota.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)