Ford parashikon të punësojë 7 000 persona në SHBA
Detroid, 12 janar - Kompania amerikane e automobilave Ford njoftoi në sallonin e Detroitit se parashikon të punësojë 7 000 persona në Shtetet e Bashkuara në vitin 2011 dhe 2012.
Gjatë një konference shtypi, Mark Fields, president i grupit për Amerikën e Veriut, theksoi se kompania do të hapë më tepër se 7 000 vende të reja pune për punëtorët amerikanë këtë vit dhe vitin e ardhshëm\".
Këtë vit, Ford do të punësojë 4 000 persona në disa prej uzinave të tij amerikane si dhe 750 punonjës në përpunimin e produkteve dhe në prodhim.
Vitin e ardhshëm, Ford parashikon punësimin \"e të paktën 2 500 personave\", shtoi Fields.