22 Dhjetor 2024

“Ford” investon një miliard dollarë në “Linkoln”

Detoriod, 22 qershor - Koncerni amerikan “Ford” paralajmëroi se do të investojë një miliard dollarë në brendin “Linkoln”, me qëllim të rritjes dyfishe të shitjes së automobilave luksosë të kësaj marke deri në vitin 2015.

Analistës vlerësojnë se vendimi i këtillë i “Fordit” do t’i mundësojë, markës “Linkoln”, e cila një kohë ishte shumë e popullarizuar dhe e suksesshnem, ta kapërcejë krizën aktuale dhe ta kthejë shkëlqimin e mëparshëm.

Me planin për investime shtesë të “Linkoln” parashikohet në katër vitet e ardhshme në treg të gjenden shtatë modele të reja të automjeteve të kësaj marke.

Vitin e kaluar janë shitur vetëm 85.000 modele të “Linkoln” që është dukshëm më pak në krahasim me markat tjera luksoze të automobilave, siç janë “Leksus”, “BMW”, “Mercedes”, “Kadilak”, “Audi” dhe “Infiniti”. Për këtë vit pritet të shiten 78.000 vetura “Linkoln”.

Me planin e “Fordit” parashikohet deri në vitin 2015 shitja vjetore e “Linkoln” të rritet në 162.000 modele.

Po qe se me këtë tentativë të “Fordit”, “Linkoln” nuk arrin të dalë nga kriza, do të mund ta përjetojë fatin e brendeve “Pontijak” dhe “Hamer”, të cilat u zhdukën nga tregjet edhe krahas historisë së tyre të gjatë dhe popullaritetit të dikurshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)