23 Dhjetor 2024

Ford instalon sistemin Sync në 5 milionë makina

Detroid, 8 nëntor - Kompania e prodhimit të makinave Ford njofton se ka intakuar në 5 milionë makina teknologjinë Sync.

Kjo kompani bashkëpunoi me Microsoft-in në vitin 2005 për të krijuar sistemin Sync, i cili integron celularin e përdoruesit dhe i lejon atij të realizojë funksione të ndryshme, si p.sh të telefonojë apo të kontrollojë muzikën, përmes komandave zanore.

“Me numrin e smartfonëve që ka kaluar 1 miliard, presim që lidhja mobile do të vazhdojë të jetë një element bazë në strategjinë tonë të të ecurit përpara”,- u shpreh shefi i teknologjisë i Ford, Paul Mascarenas.

E ardhmja e Sync do të përfshijë opsione si lidhja në cloud, sensorët e brendshëm në makinë dhe përpunim për gjuhët natyrale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)