Ford-i konfirmuan brezim e ri Ford RS
Detroid, 10 gusht - Nga Ford-i zyrtarisht konfirmuan se brezi i ri i Ford RS, do të del në treg nga fundi i vitit 2013.
Shefi i Ford-it për modele kompakte, Gunnar Hermann, tha se brezi i tretë i modelit sportive do të ketë fuqi më të madhe se 305 KF.
Ne mbetemi në strategjinë tonë, me fuqi në dy rrotat e para u shpreh Herman, dhe me këtë gjë ai i mohoi zërat për versionin e mundshëm 4X4. Megjithatë, ai shtoi se fuqia më e madhe tek RS është e justifikuar.
Tani me serinë speciale RS500 arritëm deri tek 350 KF, ndërsa tek disa prototipa të ndara provojmë edhe 380KF.
Që të mundet RS i ardhshëm me aq fuqi të madhe të gjindet mirë në sipërfaqe, do të ndihmojë edhe mbështetja e vecantë Revoknuckle nga Ford-i. mbështetja e re punon bashkë me diferencialen Quaife.
Ford Focus-i i ri RS do të jetë me një version special me 2,0 Litra EcoBoost, e cila montohet tek Ford Focus ST. Përderisa tek ST fuqia e propozuar është 250KF, tek RS pritet të jetë rreth 350K