Ford Evos përsëri në qendër të vëmendjes
Londër, 2 gusht - Koncepti i Ford-it i cili fitoi edhe çmim, ai Evos, modeli i cili botës ia prezantoi dizajnin e ri të prodhuesit të njohur, do të ekspozohet në ngjarjen e sivjetme Salon Prive që mbahet në Londër si pjesë e ekspozitës së re Concepts&Prototypes.
Plug-in grand tourer hibridi është prezantuar që në vitin 2011 në sallonin e veturave në Frankfurt, ndërsa e zbukuron i ashtuquajturi dizajni Kinetic 2.0 të cilin e shpiku Stefan Lamm, dhe i cili është ndërtuar nën udhëheqjen e drejtorit të dizajnit të Ford-it për Evropë, Martin Smith-it.
Makina atraktive e cila ngjan me coupe i ka katër dyer gullwing, ndërsa është pajisur me sistemet e avancuara teknologjike.
Nga Ford pohojnë se pjesë nga koncepti Evos do të vendosen në modelet e ardhme, duke përfshirë edhe gjeneratën e re të Mustang-ut i cili do të lansohet në Evropë.