Ford EcoSport Crossover Concept me motor 1.0 litërsh
New Delhi , 12 janar - Ford-i për panairin e veturave në New Delhi 2012 Auto Expo, ka përgatitur një befasi të llojit të vet Crossover me motor 1.0 litërsh EcoBoost.
Duke marrë parasysh se ky Crossover me motor të vogël turbo do të jetë tejet ekonomik, por edhe i përshtatshëm ekologjikisht, shenja EcoSport duket ideale.
EcoSport Concept vjen në platformën e Ford Fiesta-s e cila me të gjitha parametrat bën pjesë në segmentin B. Disa ide të dizajnit janë marrë nga koncepti Evos, premiera e të cilit është mbajtur në panairin e Frankfurt-it, vitin e kaluar.
Kjo në rend të parë ka të bëj me maskën trapezoide të motorit. Ajo që gjendet nën këtë kapak, është motori 1.0 litërsh turbo-benzinë me injektim direkt të karburantit, i cili jep 120 kuaj fuqi, çka është e mjaftueshme. Të dhëna të tjera për momentin nuk ka.