22 Dhjetor 2024

Ford C-Max prezantohet në Detroit

Detroit, 31 dhjetor - Mini-furgoni i Ford-it në bazë të gjeneratës së re të Focus-it, do të prezantohet në panairin e veturave ‘Detroit Motor Show’ në janar të vitit të ardhshëm.duke marrë parasysh specifikën e tregut, do të ekzistojnë dallime të vogla mes versionit evropian dhe atij amerikan, edhe pse C-Max është menduar si prodhim global.

Përkrah versionit standard me pesë ulëse, do të ofrohet edhe Grand C-Max me dy ulëse më tepër. Pajisjet janë në përputhje me kohërat e sotme, që nënkupton pajisje efikase të klimës, materiale të këndshme në brendi, sistem të mirë audio dhe të gjitha imtësirat pa të cilat nuk mund të ketë një vozitje të këndshme.

Fillimisht do të ofrohet motori 2.5 litërsh benzinë dhe motori plotësisht i ri 1.6 litërsh EcoBoost Turbo, ku ky i fundit do të jetë mjaft ekonomik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)