Ford, 400 mijë makina me probleme teknike
Detroid, 28 janar - Kompania amerikan e prodhimit të automobilave Ford, ka shpallur lajm për mbledhjen e qindra mijëra makinave të shitura në treg.
Kjo kompani do të mbledhë më shumë se 400 mijë makina Ford të tipit Windstar për shkak të defekteve teknike.
Sipas shpalljes së kësaj kompanie të gjitha makinat fugon që janë prodhuar në vitin 1999-2003 dhe janë shitur në 22 shtete të Amerikës duhet të mblidhen për shkak të probleme teknike.
Vlen të theksohet se deri tani kompania Ford ka bërë thirrje për kthimin mbrapsht të më shumë se 600 mijë makinave fugon që janë shitur në Amerikë dhe Kanada.