Fondi i rimbursimit, BP derdh 3 miliard dollarë
Londër, 10 gusht -Kompania naftënxjerrëse, British Petrolium (BP) derdh 3 miliard dollarët e parë në fondin e rimbursimit të të prekurve nga ndotja në Gjirin e Meksikës.
Bëhet fjalë për një fond prej 20 miliard dollarë të kërkuara nga administrata Obama për tiu shpërndarë përsonave të cilët janë prekur nga ndotja e Gjirit.
Shumica e personave që do të përfitojnë nga ky fond janë aktivitetet turistike të cilat u dëmtuan nga ndotja si dhe peshkatarët.
Ndërkaq vetë presidenti amerikan, Barak Obama në një deklaratë të tijën pohoi se beteja për ndalimin e plotë të rrjedhjes së naftës në Gjirin e Meksikës është thuajse drejt fundit.