Fondacioni Kosovar i Arkitekturës pjesëmarrës në Bienalën e Venecias 2020
Prishtinë, 28 shkurt - Fondacioni Kosovar i Arkitekturës ka njoftuar se do jetë pjesë e ekspozitës kryesore të arkitekturës të kuratorit të sivjetëm të Bienalës së Venecias Hashim Sarkis.
KAF në këtë ekspozitë do jetë pjesë e seksionit “Co-Habitats” dhe do prezentohet me paviljonin “Prishtina Public Archipelago”.
Sipas drejtorit të KAF-it dhe kuratorit të instalimit "Prishtina Public Archipelago" Bekim Ramku, fakti se kjo është hera e parë që një arkitekt apo grup arkitektësh nga regjioni jonë ftohet të jetë pjesë e ekspozitës kryesore e bën këtë thirrje shumë të vecantë.
Ftesa nga Sarkis për të qenë pjesë e ekspozitës kryesore në Bienalën e Venecias dhe fakti se për herë të parë një arkitekt apo grup arkitektësh nga regjioni jonë do jetë pjesë e ekspozitës kryesore të Arkitekturës në Bienale është një nder shumë i madh për ne.
Pavlijoni "Prishtina Public Archipelago" (shq. Arqipelagu Publik i Prishtinës) trajton temën e "ishujve" publik në qendrën e kryeqytetit, nevojës për ti mbrojtuar ato nga privatizimi.
Sipas zt.Ramku ekipi që përbëhet nga shumë kontribues duke filluar nga studentët e shkollave lokale të arkitekturës e deri tek filozof, urbanist e artist, do të shfaqet në Arsenale të Venecias me analizat e hapësirave të trajtuara në formë të diagamëve dhe dhe dokumentimit audio-vizual.
Gjithashtu KAF është duke punuar në librin e ekspozitës i cili përpos teksteve dhe analizave mbi hapësirat e trajtuara në Prishtinë do ketë shkrime nga kontribues të shumtë regjional.
Bienalja e Arkitekturës në Venecia është ngjarja më e madhe dhe rëndësishme e arkitekturës në botë, ekspozita e saj e 17-të e titulluar "How Will We Live Together" është e kuruar nga arkitekti Amerikano-Libanez dhe Dekani i shkollës së arkitekturës dhe urbanizmit pran Massachusetts Institute of Technology Hashim Sarkis.
Kjo është hera e parë që në ekspozitën kryesore të Bienalës së Arkitekturës është pjesëmarrës një arkitekt (grup arkitektësh) nga regjioni jonë.