Folksvageni do të hape vende të reja të punës
Në këtë moment kompania kudo nëpër botë punëson 400.000 persona, përkujton agjencia Asoshiejted pres.
Folksvagen-i momentalisht është prodhuesi më i madh i automobilave në Evropë, ndërsa deri në vitin 2018 planifikon të jetë numër një edhe në botë.
Kompania parashikon se shitja gjatë këtij viti për herë të parë do ta kalojë shifrën prej shtatë milionë automobilave. Më së voni deri në vitin 2018, shitja vjetore duhet të arrijë në më shumë se dhjetë milionë automobila në vit.