23 Dhjetor 2024

Fitimet industriale në Kinë rriten për 20.5 për qind

Pekin, 28 nëntor - Në muajin tetor, ndërmarrjet në Kinë me të ardhura vjetore mbi 5 milionë juanë realizuan fitimet prej 500.1 miliardë juanësh, 20.5 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe 12.7 për qind më shumë se në muajin shtator.

Ndërsa nga janari deri në tetor, ndërmarrjet mbi masat realizuan fitime që kapin shifrën e mbi 4 trilionë juanëve, 0.5 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në këtë periudhë, ndër të gjitha ndërmarrjet përkatëse, ato shtetërore pësuan ulje me 9.2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa ato kolektive dhe aksionare shënuan rritjet përkatësisht me 8.1 për qind dhe 2 për qind.

Ndërmarrjet e tilla private shënuan rritje me 17 për qind.

Gjatë kësaj periudhe, 27 ndër 41 sektorët kryesorë industrialë shënuan rritje fitimesh, 13 me rënie dhe 1 me humbje.

Sektori i prodhimit të makinave shënoi rritje me 9 për qind dhe prodhimi i kompjuterëve dhe pajisjeve të telekomunikacionit shënoi rritje me 10 për qind, ndërsa industria e naftës dhe gazit natyror pësoi rënie me 3.2 për qind.

Përpunimi i naftës dhe lëndëve djegëse bërthamore pësoi humbje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)