Fitimet e kompanive industriale kinëze rriten për 9.3 për qind
Pekin, 28 maj - Fitimet e firmave të mëdha industriale kineze në prill ishin 9.3 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por patën një ngadalësim 12.1 për qind në krahasim me tremujorin e parë të sivjetshëm.
Kështu bëri të ditur në një deklaratë të saj Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës.
Sipas të dhënave të kësaj Zyre, fitimet e kompanive industriale me të ardhura vjetore prej më shumë se 20 milionë juanësh (3.24 milionë dollarë amerikanë) arritën nivelin 436.68 miliardë juanë në prill.
Në katër muajt e parë të vitit, fitimet e këtyre kompanive u rritën 11.4 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.