23 Dhjetor 2024

Financial Times: Privatizimi i “Albpetrol” një turp për Shqipërinë

Tiranë, 14 shkurt - Financial Times, një nga agjencitë më të madhe për informacionin e biznesit, i ka kushtuar një artikull çështjes së “Alpetrolit” ku flet për hijet e kësaj çështjeje. 

FT e konsideron dështimin e privatizimit të kompanisë më të madhe publike të Shqipërisë një turp për vendin tonë.

“Qeveria e Shqipërisë ka anuluar ofertën fituese të bërë nga një biznesmen vendas në tenderin për firmën shtetërore Albpetrol pasi ai dështoi të paguaj përqindje e kërkuar”, nis artikulli me autor Nicholas Watson.

“Vendimi është kthyer në një turp kombëtar pasi vjen në një kohë kur Shqipëria po përpiqet të bindë BE-në se po rrit standardet e transparencës”, thekson FT.

Gazeta prestigjioze më tej shpjegon se pas kësaj çështje mbeten pa përgjigje shumë pikëpyetje serioze. Vetro Energy ofroi 850 milionë euro për privatizimin e Alpetrol por ajo dështoi të paguajë shumën prej 170 milionë euro që ishte si detyrim për nënshkrimin e marrëveshjes.

Komunikata e fundit për shtyp e Vetro është bërë në dhjetor, ku konfirmohej se i është kërkuar nga qeveria shqiptare të paguajë garancinë. FT shkruan se aksioneri kryesore i Vetro Energy, Rezart Taçi është aleat i Kryeministrit Sali Berisha.

Pas dështimit të shitjes, Ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto tha se do të procedohet me ofertën e dytë të  “Win Business”.

Por Vetro përveçse ka dështuar të paguajë 20%, nuk i ka paguar qeverisë shqiptare as 10% që duhej lënë si garanci për të marrë pjesë në tender. Kjo garanci ishte depozituar në një bankë me bazë në Chikago “American Chartered Bank”.

“American Chartered nuk mund të diskutojë apo të zbulojë të dhënë në lidhje me klientët e saj, por mund të konfirmojë se American Chartered Bank nuk është përfshirë një transaksion të tillë”, thuhet një përgjigje me email nga banka në fjalë.

Një gjë e tillë vjen në një kohë kur qeveria kishte dhënë bërë të qartë se garancia ishte e sigurt dhe kjo i ishte konfirmuar nga firma këshilluese “Patton Boggs”, që gjithashtu luan rolin e avokates të qeverisë Shqiptare në SHBA.

Kur Kryeministri Sali Berisha me 3 tetor shpalli fituesen e tenderi kompania Vetro Energy u përshkrua si kompani ndërkombëtare amerikane. Por më vonë u mësua se në fakt Rezart Taçi kishte 51% të aksioneve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)