Fillon testimi i makinave pa shoferë
New York, 5 mars - Ideja për makinat pa shoferë, e hedhur vite më parë ndoshta si një nga teknologjitë dominuese të së ardhmes, siç duket po bëhet realitet.
Tani po testohen pajisjet teknologjike të nënshtruara krejtësisht ndaj kontrollit kompjuterik.
I njohur për idetë origjinale në këtë fushë Google më në fund po realizon projektinn e makinave pa shoferë. Firma e njohur ka filluar të testojë mjetet duke përdorur hartat e Google Maps.
Makinat të cilat kanë dalë tashmë në rrugët e Nevadës minimizojnë ndjeshëm mesataren e aksidenteve automobilistike.
Këto makina mund të shkojnë në vendin e kërkuar duke përdorur rrugën më të shkurtër me anë të hartave online.
Nëse hyn në një rrugë e cila nuk figuron në hartë makina ia lë kontrollin shoferit.
Sistemi i përdorur mund të përdoret dhe tek makinat normale. Pra pas stabilizimit të servisit çdo njeri mund ta integrojë shumë lehtë sistemin në makinën e tij.