Fillon rezervimi masiv i naftës në Evropë
Amsterdam, 20 gusht - Aktivistët e tregut të naftës, njoftuan se fillimi i rezervimit masiv të naftës bruto nga vendet evropiane do të bëhet shkak që në muajt e ardhshëm të rritet ndjeshëm çmimi i naftës.
Tre agjensi të kontrollit të rezervave strategjike të naftës, bënë të ditur se vendet evropiane të shqetësuara nga mungesa e garantimit të naftës bruto në rajonin e LM, kanë filluar grumbullimin me shpejtësi të sasive të mëdha të naftës dhe karburanteve.
Hollanda dhe Belgjika kanë hapur një tender për importimin e 250 mijë ton gazoil dhe benzinë për tu dorëzuar në muajt shtator dhe tetor. Gjithashtu Franca ka rezervuar një sasi tepër të madhe gazoili.