Fillon prodhimin Fabrika e ujit në Komunën e Shtimes,
Shtime, 7 janar Ujësjellësi Prishtina duke e përcjellë me shqetësim dhe vëmendje të shtuar situatën e krijuar së fundmi në Komunën e Shtimes si zonë e shërbimit, pas vërshimeve nga reshjet e dendura atmosferike, u ofroi qytetarëve mbështetje dhe përkrahje maksimale duke i mobilizuar të gjitha ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në Njësinë Operative të Ujësjellësit në këtë Komunë.
Për shkak të ruajtjes nga rreziku i mundshëm të personelit të kompanisë dhe stabilimenteve elektromakinerike në stacionin e pompave dhe rezervuarin kryesor të qytetit, gjatë ditës së djeshme u detyruam të ndërprejmë prodhimin e uji, respektivisht furnizimin me ujë për të gjithë konsumatorët e Komunës së Shtimes.
Pasi që sot ka filluar të bjerë niveli i ujërave sipërfaqësore atmosferike në afërsi të fabrikës së përpuimit të ujit dhe stacionit të pompave, duke filluar nga ora 11:00 do futet në funksion prodhimi i ujit për të gjithë konsumatorët e kësaj komune, me çrast furnizimi me ujë do t\'i kthehet normalitetit.