22 Dhjetor 2024

Fillon nxjerrja e naftës në akujt e Arktikut

Moskë, 29 gusht - Në vendburimin në det të hapur (shelf) “Prirazllomnaja”, i cili ndodhet në pjesën juglindore të Detit Barenc, sot do të çohet një platformë unikale detare akull-rezistente nafte.

y është projekti i parë rus për nxjerrjen e lëndëve hidrokarbure në shelfin arktik dhe platforma e parë në botë që do të operojë në kushtet klimatike ekstreme të Arktikut: në akujt dhe temperaturat deri në - 50 gradë.

Rezervat e vendburimit në fjalë përbëjnë rreth 46 milionë ton naftë.

Brigadat e përbëra prej 200 naftëtarësh do të punojnë pandërprerë me turne për nxjerrjen dhe pompimin e saj në çisterna në kushtet e dimrit të gjatë e të ashpër arktik me erëra të fuqishme.

Nxjerrja e naftës planifikohet të fillojë aty nga tremujori i parë i vitit 2012.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)