Fillon manifestimi Java e Minatorëve
Mitrovicë, 20 shkurt - Sot në Stanterg të Mitrovicës, Ndërmarrja Trepça organizon manifestimin qëndror Java e Minatorëve ku minatorët e Trepçës do të rikujtojnë grevën e urisë, që asokohe shkundi themelet e Jugosllavisë.
Ky manifestim mbahet për nderë të 27 vjetorit të grevës së minatorëve të Trepçës së vitit 1989.
Më këtë rast, kjo grevë e minatorëve u vlerësua si një hap që mobilizoi opinionin ndërkombëtare për gjendjen e përgjithshme të Kosovës nën okupimin serb.
Gjatë kësaj jave, tashmë tradicionale, do të organizohen manifestime dhe veprimtari të ndryshme, ndërsa do të ketë edhe veprimtari kulturore, sportive, homazhe e vizita nëpër familje dëshmorësh etj