Filloj punën Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të KRU ”Prishtina”
Prishtinë, 30 qershor - Gjatë ditës së sotme, në zyret e drejtorisë së KRU ” Prishtina ” sh.a. u mbajt takimi konstituiv në mes të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve dhe zyrtarëve më të lartë të kompanisë.
Sokol Xhafa U.D i kryeshefit ekzekutiv dhe zyrtarët e tjerë i uruan mirëseardhje dhe suksese në punën e tyre.
Në këtë takim, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve i kryesuar nga znj. Nora Tafarshiku, u njoftuan më për së afërmi me çështje të ndryshme si, orientimet dhe objektivat zhvillimore të kompanisë, rezultatet e deritanishme të arritura përgjatë viteve të kaluara, gjendja ekzistuese e parmetrave financiar dhe operativ, direktivat evropiane për ujin e pijshëm dhe ujërave të zeza, furnizimi me ujë në vapën më të madhe, arkëtimi dhe faturimi, etj.
Ata janë të gatshëm që do të punojnë dhe ndihmojnë pandalshëm, në përmbushjen e vizionit dhe misionit të ndërmarrjes.