26 Dhjetor 2024

Filloj ndërtimi i kanalizimit në fshatin Frashër

Prishtinë, 25 qershor - Ka filluar ndërtimi i kanalizimit fekal në fshatin Frashër të komunës së Mitrovicës. Këtë projekt do ta financoj drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar edhe nga drejtori i Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës, Blerim Baruti, ka marrë pjesë në fillimin e punimeve dhe me këtë rast ju tha banorëve të Frashrit se ndërtimi i këtij kanalizim ka qenë në prioritet që nga ardhja e tij në komunë.

Ai tha se jo vetëm në Frashër, por edhe në vendet e tjera ku është e nevojshme do të intervenohet në funksionalizmin e kanalizimit.  

“Gjithmonë them se qytetarët duhet të kenë shërbime sa më të mira. Po ashtu, edhe infrastruktura duhet të jetë në nivel,prandaj ne jemi të gatshëm, që aq sa lejojnë mundësitë buxhetore, të mbështesim mjediset që kanë nevojë për rregullimin e kanalizimit, rrugëve, ujësjellësit etj.  Prandaj, jo vetëm në Frashër, pro edhe në vendet e tjera  ku paraqite nevoja do të intervenohet”, tha ai.

Blerim Baruti, drejtor i Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës tha se projekti për ndërtimin e kanalizimit ka filluar në vitin 2006, por që është anashkaluar më parë dhe tashmë 7 vite nuk janë ndërmarrë hapa konkret për  realizimin e tij.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)