Fiat shqyrton mundësinë për t'u tërhequr nga Serbia
Romë, 28 korrik - Gjiganti automobilistik italian Fiat me siguri do të heq dorë nga prodhimtaria në Serbi, transmeton Smedia.
Pronarët e Fiat-it dhe sindikatat e fabrikave në Itali të mërkurën do të mbajnë takim në të cilin punëtorët, të mbështetur nga ministri i Mbrojtjes Sociale, Mauricio Sakoni, do të kërkojnë të heqë dorë nga prodhimtaria e dy modeleve të reja në Serbi, transmetojnë mediumet italiane.
Sakoni para disa ditësh kërkoi nga drejtori i Fiat-it, Serxho Marikone të mos marrë vet vendim për prodhimin e dy modeleve të reja të automobilave në Serbi për shkak se ka nevojë dhe obligim për të biseduar edhe sindikatat.
Para do kohë ëall Street Journal publikoi se ish-Zastava dyshon në qëllimin e Fiat-it për shkak se italianët në afat prej një viti tre herë i ndryshonin planet.