26 Dhjetor 2024

Fiat prezanton Maseratin me kosto 68 mijë dollarë

New York, 5 qershor - Fiati i Italisë është rikthyer në Shtetet e Bashkuara me makinat e vogla Fiat 500, pas blerjes së Chrysler në 2009-ën.

Tani, gjiganti i prodhimit të makinave ka shtuar shitjet e firmës luksoze Maserati duke shtuar në linjën e prodhimit një Maserati të re, me çmim të ulët dhe me përmasa mesatare.

Makina me katër dyer quhet “Ghibli” dhe ka cilësi italiane, një motorr Ferrari dhe një etiketë të një çmimi më të ulët, krahasuar me modelet e tjera Maserati, që vijnë me një çmim mbi 100 mijë dollarë. Çmimi i modelit Ghibli është 67.850 dollarë.

Gjatë këtij viti, deri në muajin maj, shitjet e makinave Maserati janë shtuar me 357 përqind, nga 979 në periudhën 5-mujore të vitit të shkuar në 4.475 në 2014-ën. Këtë vit, pritet që shitjet e Maseratit t’i tejkalojnë ato të vitit të shkuar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)