FIAT përpiqet të evitojë mbylljen e fabrikave në Itali
Romë, 24 shtator - Shefi Ekzekutiv i kompanisë Chrysler dhe Fiat, Sergio Marchionne u takua dje me kryeministrin italian Mario Monti në Romë për të diskutuar të ardhmen e kompanisë mes drojës për mundësinë e mbylljes së komplekseve të prodhimit të makinave në Itali.
Pas takimit, FIAT-i dhe qeveria theksuan se do të përpiqen të menjanojnë mbylljen e fabrikave në Itali.
Gjatë takimit, punonjësit e FIAT-it protestuan jashtë pallatit Chigi, ku janë zyrat e kryeministrit, për të mbrojtur të drejtat e tyre të punës.
Tregu evropian, që është kryesori i FIAT-it italian, ra me 20 përqind në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.