Fiat-i shpalli fitim kuartal prej 190 milionë euro
Milano, 22 tetor - Prodhuesi italian i automobilave FIAT publikoi se në kuartalin e tretë të këtij viti ka realizuar fitim neto prej 190 milionë euro, që ka të bëjë me rritjen e shitjes së kamionëve traktorë.
Rezultati i këtillë paraqet rritje të dukshme të fitimit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur fitimi i Fiat-it arrinte 25 milionë euro.
Në bazë të këtij rezultati, Fiat-i i rriti çmimet për vitin 2010 dhe shpalli se të ardhurat e përgjithshme këtë vit do të tejkalojnë 55 miliardë euro, që është pesë miliardë euro më shumë sesa parashikimet paraprake.