Ferronikeli certifikohet me Standardet Ndërkormbëtare të Mjedisit
Prishtinë, 14 Nëntor - Kompania zvicrrance SGS SA Systems&Services me zyret e saj qëndrore në Cyrrih dhe njëra ndër kompanitë kryesuese për akreditim me standard ndërkombëtare, ka certifikuar NewCo Ferronikeli Complex L.L.C me Certifikatën e ISO 14001:2004, për aktivitetet, politikat, monitorimin, dhe kontrollimin e ambientit që kompania vë në punë gjatë punës së tyre kryesore e cila është Procesimi i xehës së Nikelit dhe prodhimi i Ferro-nikelit.
ISO 14001:2004 është standardi ndërkombëtar më i njohur, sa i përket mjedisit, i cili është zbatuar gjerësisht në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara gjithashtu. Përdoret nga shumë kompani modern për të optimizuar performancën e tyre mjedisore në përputhshmëri të plotë me legjislacionin dhe rregulloret lokale.
Pas inspektimit të fundit, përfaqësuesi i kompanisë SGS, Zt. Jovanovik theksoi, Do të doja të përuroja NewCo Ferronikeli për përmbushjen e kritereve të kërkuara për ISO 14001:2004 në lidhje me mjedisin, duke mos pasur asnjë parregullsi në lidhje me proceset e aplikuara.
Drejtori Gjeneral i Ferronikelit, Zt. Janni Moutafis theksoi se kjo arritje ka ardhur si rezultat i përpjekjeve të shumta nga i gjithë stafi dhe përmirësimeve të dukshme në lidhje me mjedisin që kanë zënë vend gjatë këtyre viteve të fundit. Ky certifikim e konfirmon zotimin e kompanisë për praktikimin e vazhdueshëm të standardeve ndërkombëtare të mjedisit.