Ferrari i shpalos planet e veta deri më 2013
Romë, 11 gusht - Modeli 458 Italia do të debutojë këtë vjeshtë në Frankfurt, Ferrari 599 GTB Fioriano pranverën e ardhshme në Gjenevë, ndërsa resiveri-Enzo pak më vonë.
Automotive News i shspalosi planet për të ardhmen e Ferrarit. Fillimisht në treg duhet të debutojë superautomobili 458 Italia, i cili do të paraqitet në salonin e Frankfurtit, këtë vjeshtë.
Modeli do të jetë më një mbulesë të fortë, edhe pse disa kohë më parë mednohej se do të ishte i butë sikur tek F430 Spider.
Vitin e ardhshëm në treg do të del Ferrari 599 GTB Fiorano, i njohur me emrin kodues F152. Automobili ngelet i njejt me dy ulëse me pjesën e pasme më të zhvilluar, dhe me motor 12 cilindërsh.
Premiera botërore është planifikuar për në mars 2012, ndërsa vendi ku do të premiera do të jetë në Zhenevë. Shitja e modelit europian do të nisë nga fillimi i verës pot ë njejtin vit.
Në vitin 2012 do të shfaqet edhe pasardhësi i superautomobilit Enzo.
Trupi i automobilit do të ndërtohet tërësisht nga karboni, motori do të jetë V12 atmosferik dhe në te do të gjinden një numër i madh i teknologjive avancuese të Ferrarit, të cilat do të gjenden në modelet poskomerciale të markës në vitet e ardhshme.
Tani për tani prodhuesi nuk e ka bërë të ditur se sa do të jetë limiti i serisë që do të lëshohet në treg.